Gjykata e apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për masën e sigurisë ndaj ish-drejtorit të hipotekës në Shkodër Zamir Leka. Kështu edhe apeli ka lënë në “arrest me burg” ish-drejtorin Leka gjatë seancës së zhvilluar.

Po ashtu është edhe ish-juristja e hipotekës në Shkodër Frida Mirashi është lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie” duke lënë në fuqi të njëjtin vendim të shkallës së parë.

Gjatë seancës në apel pala mbrojtëse e ish-drejtorit të hipotekës në Shkodër ka kërkuar një masë më lehtësuese duke marrë parasysh rrethanat familjare.

Bashkëshortja e ish-drejtorit është shtatzënë ndaj është kërkuar një masë më e butë ndërsa shtetasi Zamir Leka ka qenë i gatshëm që të vendos edhe garanci pasurore.

Kjo kërkesë nuk është pranuar nga gjykata e apelit dhe ish-drejtori i hipotekës është lënë sërish në burg.

Zamir Leka akuzohet nga prokuroria për korrupsion në lidhje me disa dosje gjatë kohës kur drejtonte hipotekën e Shkodrës. Ish-drejtori ka hedhur poshtë këto akuza. Hetimi për këtë çështje vijon nga ana e organit të akuzës.

Në të njëjtën kohë gjykata e apelit në Shkodër ka lënë në fuqi të njëjtin vendim të gjykatës së shkallës së parë edhe për mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të Shkodrës.

Kështu ish-drejtorët dhe njëkohësh mjekët Përparim Çela, Dhurata Uruçi, infermieri Renato Kepi dhe punonjëset e administratës janë lënë të lirë ndërsa që në shkallën e parë nuk ka asnjë masë sigurie ndaj mjekut Luan Dragusha.

Vazhdon që të jetë në kërkim mjeku Edi Smajlaj por sipas burimeve shumë shpejt pritet që të paraqitet pranë gjykatës së shkallës së parë për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Mjekët dhe infermierët u dyshuan fillimisht nga prokuroria për abuzime me stendat tek koronarografia por më pas gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit i la të lirë duke mos pranuar kërkesën e organit të akuzës dhe duke hedhur poshtë pretendimet ndaj tyre.