Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja mbetet sërish në burg. Në një seancë që u zhvillua në Gjykatën e Apelit, Rraja i përfaqësuar nga avokati Ilir Murati. Trupa gjykuese që ka shqyrtuar kërkesën për lirimin e Rrajës e përbërë nga Shpresa Becaj, Zeqine Sollaku dhe Ridvan Hado.

Gjykata e Apelit ka vendosur që të lejë në burg Rrajën. Avokati, ka folur në emër të Rrajës dhe ka thënë se masa e sigurisë është e padrejtë dhe se janë shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut.

Gjykata lë në burg Rexhep Rrajën, flet Xhisiela: Të lirohet, jemi shokë. Paralajmëron mediat

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të lejë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Rexhep Rraja do të vijojë të mbetet në burg. Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi për dhunë Rexhep Rrajën është fotograruar në ambientet e Gjykatës, ku ka folur edhe për mediat.

Xhisiela Maloku në gjykatë gjatë kohës kur po zhvillohej seanca për Rexhep Rrajën
Në përfundim të seancës, ajo ka folur për mediat dhe ka paralajmëruar gazetarët që të mos gërmojnë më në jetën e saj. Ajo ka mohuar sërish dhunën e Rexhep Rrajës.

Do jem këtu për t’a mbështetur. S’jam viktimë. S’kam presion nga njeri. Kam marrëdhënie shumë të mira me të, kam folur. Jemi shokë.

Dua të lihet i lirë Rexhep Rraja. E kam thënë të vërtetën për Rexhepin. Do them atë që dua të them është që mediat të mos merren më me jetën time. Më rrini larg. Një media që do merret me jetën time do ta çoj në prokurori.

Prononcimi i Xhisielës para gazetarëve

Pse jeni sot këtu?

Për ta mbështetur dhe për të dhënë të vërtetën, siç e kam thënë dhe herë të tjera.

Po të vërtetën e jep drejtësia?

Patjetër që e vendos drejtësia, por unë po them atë që unë dua të them, jam shumë e bindur që nuk do kemi probleme, problemet kanë ardhur vetëm nga xhelozia. Dhe nuk do kemi probleme.

Po kush të siguron që nuk do kesh prapë motive xhelozie?

Ma garanton vetja ime, unë Xhisiela, do i jap përgjigje shtetit dhe jo mediave.