Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e shkallë së parë për mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të Shkodër. Aoeli ka vendosur “detyrim paraqitje” për ish drejtorin e spitalit Përparim Çela,

ish drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi, infermierin Renato Kepi ndërsa ndërsa mjeku Luan Dragusha është totalisht i lirë pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie që në vendimin e shkallës së parë.

Po ashtu janë lënë të lira edhe katër shtetaset pjesë e administratës. I vetmi që vazhdon të jetë në kërkim është mjeku Edi Smajlaj i cili sipas burimeve pritet që shumë shpejt të paraqitet në gjykatën e shkallës së parë.

Mjekët u akuzuan fillimisht nga prokuroria për disa abuzime lidhur me stendat tek koronarografia por më pas gjykata i la të lirë mjekët dhe i fermierët, vendim të cilin e dha edhe gjykata e apelit në Shkodër.