LIROHET EDHE ISH-DREJTORI I HIPOTEKËS NË MALËSINË E MADHE.Kryetari i Komunës Gruemirë lirohet nga burgu pas vendimit të gjykatës së apelit të Shkodrës. Po ashtu është liruar edhe ish-drejtori i hipotekës në Malësinë e Madhe, Asim Burgaj. Gjykata e Apelit ka zbutur masën e sigurisë të gjykatës së shkallës së parë të rrethit Shkodër, ku nga “arrest me burg” është vendosur ndryshim në “detyrim me paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë që ende nuk është zhvilluar gjyqi për Fatmir Tepelinë me detyrë përgjegjës në drejtorinë e administrimit të tokave, Qarku Shkodër dhe Ruzhdi Handraj, inspector në drejtorinë e administrimit të tokave, Qarku Shkodër.  4 zyrtarët akuzoheshin për “shpërdorim detyre” në procesin e shpërndarjes së tokave dhe dhënies së tapive me shkelje procedurash ligjore. Fillimisht është zhvilluar seanca gjyqësore për kryekomunarin e Gruemirës Lirim Nehani. Relatore e çështjes ishte Lindita Hoxha ndërsa në trupin gjykues bënin pjesë Valbona Vata dhe Luan Dërvishi si dhe prokuror i apelit Brahim Dragjoshi. Kryekomunari Nehani mbrohej nga avokatët Arbër Raja dhe Blerim Bazhdari të cilët kanë kërkuar zbutje të masës “arrest me burg” me pretendimin se nuk ka patur shkelje të ligjit në shpërndarjen e tokave. Trupi gjykues pas shqyrtimit të provave vendosi që ta lirojë kryekomunarin e Gruemirës. Pas tij menjehërë ka nisur gjyqi për ish-drejtorin e hipotekës në Malësinë e Madhe Asim Burgaj i cili ishte larguar nga detyra që në tetorin e 2013-ës dhe hetimi për të kishte nishur në fundin e korrikut të 2014-ës. Për 16 muaj avokati mbrojtës Blerim Bazhari tha se i akuzuari është paraqitur vetëm njëherë në prokurori dhe nuk ka qenë një person me rrezikshmëri e po ashtu nuk ka bërë shkelje të ligjit ndaj ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg” por pa përcaktuar “detyrim me paraqitje” ose “arrest shtëpie”. Relatorja e çështjes Valbona Vata pas shqyrtimit të provave vendosi edhe për Burgajn të lehtësojë masën e sigurisë në “detyrim me paraqitje”. 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/Xsvvape7tRA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]