Një rreze shprese është hapur për familjen Gjoni me tre anëtarë në fshatin Reç të Malësisë së Madhe. Pak ditë më parë Star Plus solli mjerimin e 45 vjeçares Alma Gjoni me dy djemtë e saj me aftësi ndryshe të cilët jetojnë mes vështirësive dhe nuk kanë as një strehë normale.

Shoqata humanizmi Forumi Femrat Shqiptare me seli në Suedi dhe degën e saj në Kosovë pas kronikës të transmetuar në Star Plus janë prekur nga kjo histori dhe kanë vendosur që t’i vijnë në ndihmë kësaj familje.

Shoqata Humanizmi Forumi Femrat Shqiptare pasi vizitoi nga afër familjen Gjoni ka premtuar ndërtimin e një shtëpie të re për dy djemtë me aftësi ndryshe dhe nënën e tyre. Kumrije Prenga nga Kosova e organizatës doli live nga faqja e rrejtit social facebook ndërsa shumë gra të diasporës shprehën gatishmërinë për të dhënë ndihmën e tyre.

45 vjeçarja Alma Gjoni është tejet e lumtur për këtë rreze shprese dhe premtimin nga organizata Humanizmi Forumi Femrat Shqiptare për ndërtimin e një shtëpie të re në tokën e saj.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për familjen Gjoni, Almën dhe dy djemtë e saj me aftësi ndryshe mund të kontribuojnë tek ky numër llogarie i shoqatës Humanizmi Femrat Shqiptare në degën e Kosovës ndërsa mund të kontribuojnë edhe tek llogari tek selia e shoqatës në Suedi.

Tashmë pritet që shumë shpejt sipas premtimit të bërë nga gratë kosovare të nisë puna për ndërtimin e shtëpisë ndërsa ftohen të gjithë të japin ndihmën e tyre financiare.