Star Plus ka patur në vëmendje dy ditë më parë një familje e cila jeton në kushte të vështira ekonomike. Bëhet fjalë për familjen Ferracaku e cila ndodhet në fshatin Vukatanë.

Një ditë më parë ishin të Rinjtë e Forumit të Partisë Demokratike të cilët i dërguan një sasi të konsiderueshme ushqimesh çiftit të të moshuarve.

Ndërsa ditën e sotme banesën e Hilmisë dhe Sadetes e ka vizituar “Eko Mendje”, përfaqësuesit e së cilës dhuruan pako me ushqimet bazë në një sasi të konsiderueshme.

Nga ana tjetër “Eko Mendje” pas apelit në Star Plus u tregua e gatshme që të ofrojë ndërtimin e banjës për këtë familje.

Këto ditë pritet që të nisë puna vullnetare për ndërtimin e saj me kushte bashkëkohore ku në fakt është ndihma më emergjente për këta të moshuar të cilët nuk kanë ku të kryejnë shërbimet personale

Ndërkohë në redaksinë e Star Plus kanë kontaktuar qytetarë të ndryshëm si brenda por edhe jashtë Shqipërisë të cilët kanë janë sensibilizuar

me këtë rast por edhe me shumë të tjera të publikuar në këtë televizion dhe kanë shfaqur dëshirën për të ndihmuar familjet që jetojnë në kushte të vështira ekonomike