Dy ditë më parë Star Plus publikoi rastin e familjes Ademi nga fshati Trush të cilës para 10 ditësh zjarri i shkrumboi banesën.

Menjëherë pas kronikes janë sensibilizuar një pjesë e madhe e qytetarëve mes të cilëve edhe një emigrant në Angli i cili i ka dërguar familjes një shumë prej 1000 eurosh.

Familjarët falenderojnë televizionin Star Plus bashkë me personin që u sensibilizua përmes kronikës tonë dhe u tregua i gatshëm për ti ndihmuar

Në redaksinë e Star Plus kanë kontaktuar qytetarë të ndryshëm si brenda edhe jashtë Shqipërisë të cilët kanë janë sensibilizuar me këtë rast dhe kanë shfaqur dëshirën për të ndihmuar familjen Ademi e cila jeton në kushte të vështira ekonomike, pa punë dhe pa të ardhura.

Ndërkohë Star Plus do të jetë sa më afër familjeve me probleme të theksuara ekonomike duke dhënë kontributin për të sensibilizuar organizata të ndryshme apo edhe institucionet e shtetit që të tregojnë humanizëm ndaj familjeve me probleme ekonomike