Është shoqëruar me tensione dhënia e vendimit për të pandehurit e dosjes “Lazarati2” në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Vendimi ishte parashikuar të jepej në orën 12:00 por trupa gjykuese u paraqit në seancë në orën 13:00.

Situata e acaruar nisi në momentin kur u lejua që gazetarët dhe kameramanët u lejuan të hynin në sallën e gjyqit për të ndjekur senacën. Ky vendim acaroi familjarët të cilët hidhnin akuza ndaj gazetarëve se kishin shpifur ndaj të pandehurve.

Më pas trupi gjykues lexoi vendimin i cililinte në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për shumicën e të pandehurve ndërsa vetëm për dy vendosi uljen e dënimit.

Familjarët brenda në sallë kanë hedhur karrige drejt trupit gjykues, ndërkohë të pandehurit kanë shfaqur sjellje agresive brenda kafazit me hekura në sallën e gjyqit .

Situata e acaruar ka vijuar edhe jashtë seancës gjyqësore ku familjarët kanë vijuar t’i ndjekin pas gazetarët duke i kërcënuar dhe ofenduar, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Vendimi i Apelit
Albion Aliko – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Bajram Boci – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Elvis Boçi – 35 vite burg-Mbetet në fuqi
Alban Aliko – 20 vite burg- Apeli sot e uli në 18 vite

Elson Kasma – 18 vite burg-Apeli sot e uli në 17.6 vite
Xhulio Malo – 10 vjet-Mbetet në fuqi
Klodian Selimi – 13 vjet-Mbetet në fuqi
Oltion Proko – 9 vite burg-Mbetet në fuqi
Dervish Gaba – 15 vite-Mbetet në fuqi

Ruhan Hija – 15 vite burg-Mbetet në fuqi
Iljaz Xhaferri – 15 vite burg-Mbetet në fuqi

Vrasja e efektivit te RENEA

Sipas saj, mesnatën duke u gdhirë data 24 qershor 2015, forcat e policisë kanë nisur operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale.

Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë.

Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e Malos.

Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT TË PARËT PËR NGA NUMRI I TË BURGOSURVE NË EUROPË
Artikulli tjetërAVOKATI I POPULLIT: TË MBYLLET BURGU I BURRELIT