Apple ka prezantuar më në fund versionin e ri të iPhone i cili është iPhone 6s, pra ai që prisnim të gjithë. Gjatë prezantimit Tim Cook ka sjellë disa statistika në lidhje me suksesin e iPhone 6. Ai ka theksuar se iPhone 6 është iPhone më i suksesshëm i të gjitha kohërave duke kujtuar që aktualisht ky produkt ka fituar terren në treg në krahasim me produktet konkurrente, sidomos në Kinë.

 

iPhone 6 edhe iPhone 6 Plus do të vijnë në treg në 4 ngjyra të ndryshme të cilat janë Silver, Gold, Space Gray edhe Rose Gold. Përsa i përket kasës, Apple sjell në këtë produkt një material alumin më të fortë përsa i përket durimit në goditje.

 

 

 

Ekrani është i ndërtuar me një material të ri xhami edhe ekrani do të suportojë teknologjinë më të re, 3D Touch. Inxhinierët e Apple kanë punuar për të sjellë një teknologji precize edhe mjaft solide e cila  do të ndryshojë totalisht mënyrën e përdorimit të sistemit operativ në iOS 9. Gjesti i ri i cili quhet edhe Force Touch do të sjellë funksione të reja në menu-në Home.

 

Përsa i përket teknologjisë së brendshme, iPhone 6s edhe 6s Plus do të integrojnë chip-in A9 i cili e bën proçesimin e të dhënave rreth 70% më të shpejtë se chip-i A8 edhe grafikën rreth 90% më të shpejtë. Sensori i matjes së lëvizjeve ose Motion Processor vjen në verisonin M9 i cili është më i saktë në matje.

Fotokamera e iPhone 6s vjen me një sensor iSight të projektuar nga fillimi persa i përket ruajtjes së ngjyrave reale të objekteve në foto. Kualiteti i foto kamerës është rreth 12 MPX edhe më në fund iPhone 6s regjistron video me kualitetin 4K. Fotokamera frontale ka kualitet HD me 5MPX e cila ju siguron Selfie mjaft të bukura.

iPhone 6s do të mund të blihet duke filluar nga data 12 Shtator edhe në fund të vitit do të jetë i disponueshëm në 400 shtete të të gjithë botës. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm ku do t’ju sjellim informacione më të detajuara në lidhje me produktet e reja Apple. /iPhoneAlbania