Ish deputeti socialist, Arben Ndoka apelon vendimin për sekuestrimin e pronave të familjes së tij. Avokati, Maks Haxhia është shprehur se në emër të klientit të tij nuk është asnjë metër tokë.

Sekuestrimi i pronave- Më 11 prill 2019 u vendos sekuestroja e një sipërfaqe prej 300 mijë m3 katror tokë në bregdet dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Sipas prokurorise sipërfaqja e tokës e vënë nën sekuestro është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi toka ka qenë në pronësi të shtetit, por nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, është ndryshuar pronësia nga shtet në privat, çka ka sjellë që pronarët e sipërfaqes tokësore të behen anëtarë të fisit Ndoka në Lezhë.

Gjithashtu prokuroria informon se pasuritë janë të regjistruara në emër të ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka, vëllait të tij dhe njerëzve të afërm të fisit të tij.

“Nuk e di ku jane keto prona qe me paskan konfiskuar mua, kur une nuk kam asnje meter toke askund,” shkruante ne nje reagim Ndoka lidhur me sekuestron

Nuk ndryshon masa e sigurise
Po sot Gjykata e Krimeve të Rënda refuzoi kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë për dy ish deputetët Arben Ndoka dhe Arben Cuko. Dy ish deputetët do të vazhdojnë të qëndrojnë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”

Ndoka dhe Çuko u arrestuan ne kuader te operacionit “Volvo 4″ dhe me pas u vendos qe hetimi ndaj tyre të vijojë nën masën e sigurisë ‘arrest shtepie”
Ndoka eshte ne hetim per “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

” Çuko akuzohet për korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën shtetërore.