Real Madrid-Juventus është mbyllur në fushën e lojës, por jo jashtë saj.

Tifozë të tërbuar kanë vënë në shënjestrën e tyre bashkëshorten e arbitrit Michael Oliver, Lucy, në profilin e së cilës në rrjetet sociale nuk i kursyen fyerjet seksiste,

madje arritën sa të bënin edhe kërcënime me vdekje në drejtim të vetë arbitrit.

Është rrjeti BBC që ka publikuar disa nga komentet fyese në drejtim të Michael Oliver e bashkëshortes së tij, duke i përkthyer frazat nga gjuha italiane në atë angleze.