Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë në disa qarqe të vendit.

Një nga emrat e drejtuesve të larguar është a i Mitat Tolës, drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore dhe në vend të tij është emëruar Edmond Targaj. Ky i fundit, më herët ka mbajtur detyrën e shefit të qarkullimit në Dibër, si dhe Shef i Sektorit të Forcave Operacionale Lëvizëse, Tiranë.

Ndërkohë, ndryshime ka pasur edhe në policinë e Durrësit, në krye të së cilës është emëruar Niko Palla, ish-shef komisariati në qytetin e Pogradecit. Lëvizje në radhët e policisë ka pasur edhe policinë e Lezhës.

Burime bëjnë me dije se Erigert Mitri ka marrë drejtimin e kësaj policie, të cilën më herët këtë post e ka pasur Ferdinand Mara.

Artikulli paraprakU NISËN PËR NË BJESHKËT E KORABIT, HUMBIN DY FËMIJË
Artikulli tjetër‘MIGJENI’ GATI PËR FLUTURIM, RAMA PUBLIKON FOTOT: PASNESËR DREJT ITALISË