KOLEGJI ZGJEDHOR DETYRON KQZ TA REGJISTROJË PËR ZGJEDHJET E 21 QERSHORIT. Kolegji Zgjedhor i jep të drejtën Ardian Hysës për të qenë kandidat i partisë social-demokrate në zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e re të Malësisë së Madhe. Në këtë mënyrë edhe në rrugë zyrtare kandidati Hysa i bashkangjitet dy kandidatëve të tjerë Tonin Marinaj të PS dhe Anton Kokaj të PD në Malësinë e Madhe.

Në mbledhjen e 14 majit Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i kërkoi dhe dërgoi dosjen në Prokurori me pretendimin se 20 firma për regjistrimin e kandidatit Hysa ishin të falsifikuara. Nga e tij Ardian Hysa mohoi gjithçka duke thënë se firmat për regjistrimin e tij janë të rregullta. Në këtë mënyrë këtë çështje kandidati i PSD për Malësinë e Madhe e dërgoi në Kolegjin Zgjedhor i cili pas shqyrtimit të dosjes vendosi që të urdhërojë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve që ta regjistrojë zyrtarisht Ardian Hysën si kandidat i social-demokratëve në Malësinë e Madhe. Pas këtij vendimi, KQZ është e detyruar që ta pranojë në garën e 21 qershorit kandidatin Hysa. Nga ana tjetër prokuroria ende nuk ka bërë gati pretencën dhe duket se dosja vijon që të jetë në hetim e sipër lidhur me çështjen e firmave. Në rast se në një moment prokuroria i jeo të drejtë KQZ për falsifikimin e firmave atëherë çështja përfundon në dyert e gjykatës dhe nëse gjykata del m një vendim pro atëherë Ardian Hysa duhet të largohet sërish nga gara, në të kudnërt nëse gjykata shprehet pro tij atëherë mund të vazhdojë garën përballë dy kandidatëve të tjerë Tonin Marinaj dhe Anton Kokaj. Në mbledhjen e 14 majit të KQZ ishin anëtarët e PS që kërkuan hetimin e firmave për regjistrimin e kandidatit Hysa ndërsa përfaqësuesit e PD deklaruan se 20 firmëtarët janë familjarë të kandidatit dhe se ndodheshin në presion duke qenë se janë punonjës të administratës publike. Tashmë duhet pritur edhe prokuroria për të pritur deri në fund nëse Ardian Hysa do ta fitojë apo jo këtë betejë.

Artikulli paraprakBUSHATI HAP MASIVISHT DYERT PËR KANDIDATIN GJOKË LLESHI
Artikulli tjetërTONIN MARINAJ, TAKOHET ME BANORËT TË KOMUNËS KASTRAT