Pas një pune të gjatë dhe shtyrjeve, stadiumi “Arena Kombëtare” është gati për të pritur një ndeshje futbolli.

Ditën e sotme, në orën 19:00, në stadiumin e ndërtuar në gërmadhat e “Qemal Stafës” do të luhet takimi i kampionatit të femrave mes Vllaznisë dhe Apolonisë.

Një duel i programuar për tu luajtur një javë më parë po në këtë stadium, por u shty për shkak se “Arena Kombëtare” po pësonte një ndryshim të tapetit, i cili nuk ishte i përshtatshëm për stinën e dimrit.

Nga pamjet e siguruara shihet ndryshimi rrënjësor nga stadiumi “Qemal Stafa”, teksa impresioni i parë të jep përshtypjen e një impianti të kushteve ndërkombëtare.

Artikulli paraprak80 VITE SË BASHKU,ÇIFTI MË I VJETËR NË BOTË TREGON SEKRETIN E MARTESËS SË LUMTUR
Artikulli tjetërAMBASADORJA E FRANCËS: REFORMAT TË VAZHDOJNË, DERA E BE ËSHTË E HAPUR