Futbolli është gjë e shenjtë në Argjentinë dhe këtë e kupton më së miri me atë që po ndodh në këtë vend vetëm pak ditë para debutimit të Argjentinës në Botëror.

Në një burg në qytetin e Puerto Madryn (rreth 1300kilometra në jug të Buenos Aires), një grup të burgosurish kanë planifikuar të nisin një grevë urie, pasi nuk do t’u lejohet që të shohin Botërorin 2018 në televizor.

Sipas gazetës “Diario Jornada”, të burgosurit janë ankuar se policët e burgut i ka prishur me qëllim prej disa ditësh antenat televizive dhe ata nuk mund të ndjekin ndeshjet në qelitë ku janë vendosur TV-të.

Situata është tensionuar ndjeshëm pasi ata nuk mund të shohin dot debutimin e Lionel Mesit në fundjavë në Botëror.

Në kërcënimin e tyre, që e kanë dërguar në media të ndryshme në Argjentinë, ata kanë cilësuar ndjekjen e ndeshjeve si “një e drejtë themelore”.

Kërkesa i është dërguar edhe një gjykatësi, por ai e ka refuzuar vënin në dispozicion të antenave të reja.