Arjen Robben i ka dhënë fund me futbollin e luajtur. Sulmuesi holandez ka njoftuar ditën e sotme se do të varë këpucët në gozhdë në moshën 35-vjeçare.

Më herët gjatë sezonit që u mbyll Robben dhe Bayern Mynchen kishin lajmëruar për ndërprerjen e bashkpunimit pas 10 sezonesh, por pritej që futbollisti të niste një tjetër aventurë.

Edhe pse në drejtim të holandezit ka patur një lumë ofertash, ndër të cilat edhe nga klube të rëndësishme, Robben ka vendosu të tërhiqet. Për këtë vendim ai është shprehur: “Kam marrë kohë për të menduar lidhur me të ardhmen time. Duke parë rrethanat kam vendosur të mbylll karrierën si futbollist profesionist.”

Robben e nisi karrierën si profesionist në vitin 2000 me skuadrën e Groningen, ndërsa më pas ka luajtur me ekipe si PSV, Chelsea, Real Madrid dhe në fund Bayern Mynchen.

Artikulli paraprakNËNA KYÇ NË SHTËPI FËMIJËN, 5-VJEÇARJA HIDHET NGA KATI I DYTË PAS TRE DITËVE E BRAKTISUR
Artikulli tjetërMBYTET VARKA ME MBI 80 EMIGRANTË NË TUNIZI