Trajneri shkodran rikthehet sërishmi në krye të skuadrës kuksiane. Burime të sigurta pranë të dyja palëve, drejtuesve të klubit kuksian dhe njerëzve pranë Cungut bëjnë të ditur se prezantimi bëhet nesër pasdite, ndërsa sot skuadra është lënë pushim.

Problemet e shfaqura pas barazimit 0-0 në sfidën e parë europiane të luajtur në “Loro Boriçi” me skuadrën malteze Valeta ka përfunduar me një ndarje përfundimtare të klubit verior me trajnerin austriak, Peter Pakult.

Dhe, pa humbur kohë, njëshi i klubit kuksian ka kontaktuar përmes stafit të tij Armando Cungun.

Artikulli paraprakSURPRIZË PËR SHKRIMTARIN ZIJA VUKAJ
Artikulli tjetërMË SHUMË SIGURI NË PLAZHET E LEZHËS