Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi në mes të qytetit i 48-vjeçarit, Armando Gjini, që njihej si pjesë e grupit të Met Kananit. Vrasja e tij dyshohet se është bërë nga njerëz me pagesë, profesionistë në këtë fushë.

Për vrasjen e Armando Gjinit janë shoqëruar në komisariat mbi 10 persona të cilët janë marrë në pyetje, por janë lënë sërish të lirë. Ndërsa policia po heton në disa pista. Një më kryesoret është ajo e hakmarrjes pasi familja e Gjinit ishte përfshirë në një gjakmarrje në të kaluarën. Pistë tjetër ku po hetohet është ajo e borxheve nga ana e viktimës.

Ndërsa tre pista të tjera jo më pak të rëndësishme janë e kaluara e Armando Gjinit në Belgjikë, prishja e pazareve të drogës, si dhe marrëdhëniet me grupin e Met Kananit. Viktima u arrestua si anëtar i bandës por më pas u lirua pas 72 orëve, lëvizje kjo që mund të ketë sjellur dyshime në grup.

Në momentin e vrasjes Armando Gjini, i cili në Rrëshen njihej si Tonin, ka qenë në makinë me djalin e tij, ndërsa bashkëshortja dhe vajza kishin zbritur për të blerë diçka në një dyqan.

Këto detaje i tregojnë dëshmitarë të cilët kanë parë ekzekutimin e 48 vjeçarit mu përpara trotuarit të katedrales së Rrëshenit mesditën e 12 gushtit 2019.

Në një moment një fuoristradë me xhama të zinj është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.

Xhamat anësorë të makinës janë dëmtuar nga plumbat, të cilat nuk kanë kapur djalin e viktimës.

Gjini është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.
Pas ngjarjes u ngritën postblloqe, ndërsa në urën e rrëshenit u gjet një automjet i djegur, si dhe një kallashnikov që dyshohet se i përkisnin autorëve.

Artikulli paraprakPLAGOSJA NË SHKODËR, ARRESTOHEN TRE AUTORËT
Artikulli tjetërPD AKUZA NDAJ RAMËS DHE VALDRIN PJETRIT