Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 8 vite burg Saimr Çullhaj, i akuzuar për trafik ndërkombëtar armësh.

Çullhaj u arrestua një vit më parë teksa tentoi të çojë në Angli tre kallashnikovë me poste.
Pakot u zbuluan nga dogana e Rinasit. Çullhaj pakot i nisi nga një filial poste në Durres.
Prokuroria kërkoi 12 vite burg per Saimir Çullhaj. Me gjykim të shkurtuar Saimir Çullhaj u denua me 8 vite.

Të arrestuarit, gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit i’u gjetën në trup 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mariuanë “çokollatë”. Po kështu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.F janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike e amballazhuar në një thes.