Arqipeshkvi Metropolitan i Dioqezës Tiranë-Durrës, George Frendo, promovoi librin “Bisedoj me miqtë e mi”.

Ky libër shënon edhe 50-vjetorin e shugurimit meshtarak në Maltë (7 Prill, 1969), i rrethuar nga kleri, misionarët, motrat rregulltare edhe besimtarët e varfër.

Libri është prezantuar në ambjentet e katedrales katolike të Shën Palit në Tiranë , në vigjilje të 50 vjetorit të meshtarisë. “Bisedoj me miqtë e mi” është një vepër plot mesazhe për të rinjtë që arqiopshkvi ka shkruar duke përfshirë në të meditime, shënime aspekte shpirtërore e kulturore

Bibliotekës shqiptare dhe asaj të kishës katolike I është shtuar një tjetër pasuri . Tashmë lexuesit e kryesisht të rinjtë do të kenë në dorë librin “Bisedoj me miqtë e mi” një dhuratë nga imzot George Frendo