Një grua shqiptare e cila kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale, u kap në një zyrë pune në Oksford, ndërsa ishte duke përdorur një kartë të rreme identiteti nga një vend i BE-së.

Gruaja 26-vjeçare po bënte një kërkesë për një numër në sigurimet kombëtare, por zyrtarët ngritën dyshime duke zhvilluar kërkime të mëtejshme.

Dorela Rehova i tregoi stafit të kompanisë më 10 gusht një kartë identiteti italiane, e quajtur “Altea Hashi”. Pas zbulimit, Rehova u arrestua.

Prokurori Xhorxh Threlfall tha të martën në gjykatën e Oksfordit se karta ishte e falsifikuar pasi kishte një sërë gabimesh krahasuar me kartat origjinale.

Avokati mbrojtës tha se gruaja ishte mësuese, duke kërkuar dënim të zbutur. Ai shtoi se ajo nuk kishte përfituar ndonjë gjë nga karta dhe kishte lënë Shqipërinë fillimisht për t’i shpëtuar dhunës në familje.

Gjyqtari Ian Pringle tha, se “Ju keni hyrë në këtë vend diku gjatë verës së këtij viti. Ju nuk keni të drejtë të hyjni dhe e keni bërë këtë në mënyrë të paligjshme”.
Dorela Rehova u burgos për 10 muaj.

Artikulli paraprakKAPET SHQIPTARI NË ITALI, ME 50 MIJË EURO DROGË NË MAKINË
Artikulli tjetërFUTBOLLISTI U MASAKRUA ME HANXHAR PËR XHELOZI