Iu është rikonfirmuar masa “arrest me burg”, nga Gjykata e Krimeve të Rënda, 4 të arrestuarve që futën në Shqipëri 3.4 milionë euro kontrabandë me mjetin Toyota Yaris.

Të arrestuarit që akuzohen për pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar, janë:

Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë; Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Sipas avokatit Saimir Visha, 4 të ndaluarit i mohojnë akuzat dhe është konfuze se çfarë vepre penale kanë kryer.

Artikulli paraprakNË KËRKIM PËR PROSTITUCION E MASHTRIM, 2 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërVETËVRITET BABAI I DY FEMIJËVE ,SHKAK KUSHTET EKONOMIKE