Edvana Sulaj, kujdestarja e Jetimores së Shkodrës do të qëndrojë në burg për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve të mitur.

Edhe pse kishte 20 vjet eksperiencë si edukatore në Shtëpinë e Fëmijës, 40-vjeçarja është regjistruar nga një kamera sigurie, duke qëlluar me shkelm, shuplaka dhe më pas i ulet në prehër me forcë të miturve jetimë. Në sallën e gjyqit, sot, edukatorja kërkoi falje, duke e quajtur si moment të humbjes së kontrollit. Si prokurorja edhe gjyqtarja kërkuan që edukatorja të lihej në burg. Ngjarja e publikuar në Agon Channel në emisionin investigativ “Ca thu” shkaktoi furtunë shkarkimesh në Jetimoren e Shkodrës, mes tyre edhe drejtoreshën.

Artikulli paraprakHARTA PËR VENDODHJEN E QËNDRAVE SHËNDETSORE
Artikulli tjetërLUIGJ GURAKUQI, DRITEHIJET E JETES SE TIJ