MEDIAT E SHKRUARA ZBARDHIN BISEDËN MES SHEFIT DHE DENONCUESES.
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për shefin e stacionit policor të Velipojës, Ernest Paluku.

Mbi funksionarin e policisë rëndojnë akuzat “shpërdorim detyre” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”.
Ndërkohë mediat kanë bërë publike sms që kryqëzoi kryepolicin. Ne media shkruhet se se ka qenë biseda e bërë në “Facebook” ajo që e fundosi shefin e stacionit policor të Velipojës.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pasi ka marrë denoncimin nga ana e Rudina M., ka ndërhyrë në llogarinë personale të “Facebook”-ut të gruas. Aty është gjetur një bisedë mes Ernest Palukut dhe gruas. Gjithashtu, burimet bëjnë me dije se të dyja palët kanë pasur njohje të vjetra mes tyre.
“Ata kanë komunikuar shumë herë me njëri-tjetrin dhe bisedat e vjetra janë gjetur në ‘Facebook’”, ka pohuar policia, ndërsa në bazë të kësaj prove, dyshohet se ngjarja mund të jetë edhe për motive hakmarrjeje.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/L7_32a5LFuQ?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHKODRANËT TË INTERESUAR PËR BE-në
Artikulli tjetër“EAGLE 8” KTHEHET NË SHTËPI