GJYKATA VENDOS 30 DITË PËR IMAMIN E GJILANIT
30 dite arrest shtepiak eshte masa e sigurise per imamin nga Gjilani Zekirja Qazimi dhe Liridon Kabashi nga Polaci i Skenderajt, të arrestuar të enjten, me dyshimin për tri vepra penale që lidhen me terrorizëm.

Dy hoxhallaret dyshohen për veprën rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje të urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Lajmin per masen e arrestit e ka konfirmuar avokati I imamit te Gjilanit, Murat Demolli. Sipas avokatit, masa e sigurise edhe pse me e bute se paraburgimi, nuk ishte e nevojshme.
Njoftohet se prokurori qe merret me kete ceshjte, ka kerkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, por kjo kerkese eshte hedhur poshte nga gjyqtari i procedurës paraprake te EULEX-it.