Rreth 1 muaj nga vrasja e dyfishtë e vëllezërve Bilali në qytetin e Shkodrës, Policia ka arrestuar dy nga autorët e ekzekutimit në derën e shtëpisë të Astrit dhe Brahim Bilalit, 59 dhe 61 vjeç, ngjarje e ndodhur më 30 mars 2019.

Në një operacion policor të koduar “Livadhe”, me emrin e lagjes ku u ekzekutuan me breshëri plumbash vëllezërit, u bë i mundur arrestimi i dy autorëve të dyshuar, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë. A. St 29 vjeç dhe M.R 23 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës, u arrestuan nga policia me urdhër të prokurorisë lëshuar më 25 prill. Të dy akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur një 26-vjeçar, me inicialet I.L si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes. Ndërkohë një 29-vjeçar me inicialet D.B është shpallur në kërkim pasi dyshohet të ketë përkrahur autorin e krimit në arratisje.

Të katërt, rezulton se kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.

Artikulli paraprakEMMANUEL MACRON: ZONA SHENGEN KA DËSHTUAR
Artikulli tjetërPROTESTUESIT TENTUAN TI BLLOKOJNE RRUGEN, RAMA KALON NE RRUGEN E MJEDES