Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i quajti shqiptarët terroristë, në reagimin e tij lidhur me arrestimin në Mitorvicë të Gjuriç, drejtori i “Zyrës për Kosovën” në qeverinë serbe.

Për presidentin serb, arrestimi i Gjuriç, është një “provokim brutal i autoriteteve të Prishtinës”.

“Këto terroristë të mjerë kapën Marko Gjuriqin, e tërhoqën atë përgjatë rrugëve të Prishtinës. Çdokush që ndikoi në rrëmbimin e Marko Gjuriç do t’i përgjigjet autoriteteve serbe”, tha Vuçiç, i cili u kërkoi të gjithë qytetarëve të jenë të qetë dhe paqësorë.

Sot ishte një ditë e vështirë për ne, terroristët shqiptarë donin të tregonin fuqinë e tyre dhe të mbështesin fuqitë e mëdha. Ata e treguan këtë. Ne do të ruajmë popullin tonë”.

Deklaratat e Vuçiç për mediat, u bënë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë në Beograd.Gjuriç u arrestua për qëndrim të paligjshëm në Kosovë e më pas u depërtua në Serbi.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA HUMBET MIQËSOREN PËRBALLË NORVEGJISË
Artikulli tjetërURDHRI I MARKUT: NË HETIM 30 ZYRTARË PËR TJETËRSIM PRONE NË GJIRIN E LALZIT