dhe aksidentohet një këmbësor, nga një mjet në lëvizje. 1.Nga specialistët e Sektorit të Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : -Kole Neziraj, vjeç 64, banues në Golem,

Njësia Administrative Rrethina, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një dozë lëndë bimore me erë dhe karakteristika si ajo e lëndës narkotike Canabis Sative. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale”Prodhim shitje të lëndeve narkotike”, neni 283, i Kodit Penal. 2. Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë në Komisariatit të Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : -Bledjan Mehmeti, vjeç 35, banues në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau-Dejës, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas në aksin rrugorë Parrucë – Xhabije, Shkodër, duke drejtuar mjetin autoveturë Tip Fiat, me Targa SH 5440 E, ka aksidentuar këmbesorin, shtetasin A. M., vjeç 70, banues në Shkodër, i cili pasi mori mjekimin e parë pranë Spitalit Rajonal Shkodër, u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje kritike për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë”, parashikuar në Nenin 290 të Kodit Penal.