Komisioni mjekësor në spitalin rajonal të Shkodrës ka reaguar pas arrestimit të 9 punonjësve të këtij spitali mes të cilëve mjekë, infermier dhe nga administrata të akuzuar nga prokuroria për abuzime në blerjet tek hemodinamika dhe reparti i kardiologjisë.

Mjeku Gëzim Galiqi shprehet se çdo blerje bëhet në konsultim me ministrinë e shëndetësisë.

Një mjek thotë Galiqi është përgjegjësi i fundit sa i përket blerjeve që mund të bëhen në spitalin e Shkodrës duke fajësuar kështu ministrinë e shëndetësisë.

Mjeku Luan Bajri sqaron se është e vërtetë se në 2016 janë bërë vetëm 3 ndërhyrje me stendat e hemodinamikës që përdoren si unaza për zgjerimin e enëve të gjakut por atëherë ishte një shërbim i ri që nuk e bënte asnjë spital tjetër përveç Tiranës.

Aludimin se e gjitha kjo bëhet për të mbështetur ndonjë spital privat që mund të hapet në Shkodër, nëse është e vërtetë mjekët e quajnë një dramë më vete.

Në rast se për mjekët dhe infermierët e arrestuar bashkë me pjestarët e administratës nuk lirohen atëherë komisioni mjekësor në spitalin e Shkodrës do të përshkallëzojë protestat e tyre.