Në lidhje me arrestimet e punonjësve të spitalit të Shkodrës dy ditë më parë mes të cilëve mjekë e infermirë ka reaguar edhe deputeti i Shkodrës Bardh Spahia njëherësh ish Ministër i Shëndetësisë.

Nëpërmjet faqes së tij në facebook Spahia akuzon ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqja duke e etiketuar si simbolin e shkatërrimit të shëndetësisë shqiptare.
……
“Akuzohen mjeket dhe arrestohen per abuzime, ne nje kohe kur simboli i shkaterrimit te shendetesise shqiptare Ilir Beqja, eshte ende i lire e madje ne parlament.

Njeriu qe shpiku formen me spektakolare te vjedhjes ne shendetesi, PPP , per te cilat opozita ka bere me qindra denoncime publike dhe nje padi ne prokurori,

vazhdon te sfidoje me mandatin e deputetit cdo mjek te ndershem qe nuk ka medikamente ne perdorim per pacientin e tij, cdo te semure qe eshte endur spitaleve pa barnat e kimioterapise.

Sigurisht qe Beqes nuk mund ti hynte gjemb ne kembe sepse eshte vetem nje zbatues i devotshem i vizionit te mbrapshte te Rames per shendetesine publike.

Deputeti Spahia më tej hedh akuza edhe ndaj ministres aktuale të shëndetësisë Ogerta Manastirliu….

“Dhe e keqja ne shendetsi vazhdon, Ministrja e rradhes sigurisht qe vetem do thellonte abuzimet dhe mungesat ne shendetesi duke i shkaktuar nje dem buxhetit te shtetit prej 10 milion euro ne vit vetem nga vonesa e listes se barnave.

Si profesionist i fushes e shoh me shqetesim pasojen e ketij “aksioni te bujshem ” te prokurorise se Shkodres, faktin qe sot Spitali Rajonal i Shkodres eshte praktikisht i pamundur te ofroje sherbim per qytetaret shkodrane dhe me gjere.

Mjeket e arrestuar nuk jane vecse nje alibi mediokre per te fshehur burimin e vertete te kesaj afere korruptive,

Ministrine e Shendetesise e cila kurrsesi nuk duhej te aprovonte blerjen e pajisjeve mjekesore ne nje kohe qe dinte mire gjendjen aktuale dhe aktivitetin mujor te repartit te hemodinamikes ne spitalin e Shkodres.

Asnje farse e ideuar nga Rama dhe ministrja e tij nuk e permirsojne dot imazhin e shemtuar te “shendetesise falas”.

9 punonjës të spitalit rajonal të Shkodrës, mes të cilëve dy ish-drejtues kanë përfunduar me masën e sigurisë “arrest me burg”. 7 prej tyre janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 2096 FAMILJEVE U HIQET NDIHMA EKONOMIKE
Artikulli tjetërHIPOTEKA, ARRESTOHET JURISTI BLETAJ DHE 3 SEKSERË