Seanca gjyqësore e rivlerësimit të masës së sigurisë për mjekët dhe infermierët e arrestuar në spitalin e Shkodrës të akuzuar për abuzime me tenderat është shtyrë nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër.

Avokatët mbrojtës i kërkuan gjykatës që të njihen me provat që ka prokuroria ndaj edhe u vendos që seanca të shtyhet për 22 shtator, pra nesër në ora 9:00. Kreu i sindikatës së shëndetësisë Paolo Kaceri e cilësoi të gabuar arrestimin e kolegëve të tij.

Këto presione dhe arrestime herë pas here janë një shtysë më shumë që mjekët dhe infermierët të largohen.

Një reagim bëri edhe kreu i urdhërit të infermierit në Shkodër Imir Hoxha duke kërkuar që prokuroria të rishikojë këtë çështje.

Fillimisht seanca nisi me dyer të mbyllura pastaj gjyqtari mori një vendim të çuditshëm dhe absurd që nuk mund ta hasësh askund tjetër duke lejuar vetëm familjarët dhe jo median si dëgjues.

Policia arrestoi Përparim Çelën, ish drejtor i spitalit, Luan Dragushën, shef i koronarografisë, infermieri Renato Kepi ndërsa u shpallën në kërkim ish drejtorja dhe mjekia Dhurata Uruçi dhe mjeku Edmir Smajlaj.

Për farmacisten Karmen Kaçulini, dhe Amanda Matlija, Juliana Zhuri dhe Albana Mehmetaj u lanën fillimisht me “arrest shtëpie”.