Prokuroria ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dako.

Në një reagim, zëdhënësi i Prokurorisë tha se për këtë çështje vazhdojnë hetimet me ritme të përshpejtuara.

“Po hetohet veprimtaria e Dakos, por edhe shumë personave të tjerë dhe në përfundim do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale”, ka thënë zëhdënësi i Prokurorisë, Denion Ndrenika

Burime bëjnë me dije se 2 prokurorë dhe 10 oficerë po hetojnë veprimtarine e Dakos.

Ndërkohë ka shkur në 700 numri i CD me përgjime, nga 300 që ka qenë.

Kreu i PD, Basha deklaroi: Orët e fundit janë intesifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos.

Arrestimi i Dakos duhet të kishte ndodhur që kur dosja 339 faktoi që ai dhe të tjerë socialistë janë kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të tjetërsuar votën e qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.