Pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos, kryeministri Rama ka dhënë një tjetër porosi për deputetët.

Në mesazhin që Rama i ka dërguar deputetëve kërkon prej tyre që mos ketë asnjë replikë në distancë me deklarata e përgënjeshtrime ndaj akuzave e shpifjeve nga ish deputetët e PD.

“Në vijim të komunikimit për refuzimin e daljeve me kolegët tanë të arratisur, në debate shterpë të cilat përveçse harxhojnë kot kohën e publikut, derdhin baltë e helm në tryezat e shqiptarëve,

më duhet të shtoj se nuk do të replikojmë më në distancë me deklarata e përgënjeshtrime ndaj akuzave e shpifjeve të tyre të pafundme.

E gjithë vëmendja jonë do të jetë tek njerëzit e zakonshëm pa dallim dhe komunikimi ynë do të jetë për ta e me ta.

Natyrisht nuk do t’i kursejmë as arratiakët në komunikimet tona, por vetëm kur kjo i duhet komunikimit me qytetarët.

Le të merren kadrinjtë e kazanët me dokrrat e dëshpërimit të tyre dhe le të vlojnë së bashku në zjarrin e mandateve të tradhtuara! Koka bën koka pëson, megjithëse në rastin e tyre koka e bën dhe trupi si gjithnjë e pëson”, shkruhet në mesazhin e Ramës drejtuar deputetëve

Artikulli paraprakAKSIDENT NË KAMËZ, AUTOMJETI PËRPLAS PËR VDEKJE 28 VJEÇARIN
Artikulli tjetërPËRPLASEN TRE AUTOMJETE, DREJTUESIT E LËNDUAR TRANSPORTOHEN DREJT SPITALIT