Shume qytetare, mbeshtetes dhe perkrahes te kryebashkiakut te Lezhes Fran Frrokaj, i arrestuar dy d dite me pare nen akuzen e shperdorimit te detyres, u mblodhet serish para Komisariatit te Policise se Lezhes per te protestuar ndaj ketij arrestimi.

Protestuesit vazhdojne ta konsiderojnë ndalimin e kreut të Bashkise Lezhe, si nje sulm te paster politik qe synon uljen e popullaritetit te kryebashkiakut ne prag te zgjedhjeve vendore te vitit të ardhshem.

Duke iu referuar abuzimeve me tokat ata nuk hezitojnë të shigjetojnë kryebashkiaket e Durrësit dhe Elbasanit si te perfshirë jo vetem ne keto skema mafioze, por edhe si sponsorizues të krimit.

Nderkohe edhe Kreu i PD ne Lezhe Paulin Marku, kerkoj qe te mos behet politike kjo qeshtje,ndersa PD nuk eshte kunder nje drejtesie, ne jemi pro drejtesise reale.
Grumbullimi i qytetareve por edhe disa nga punonjesit e bashkise nisi qe ne oret e para te mengjesit dhe ne pak kohe ne rrugen “Luigj Gurakuqi”, u bashkuan qindra qyetetar si dhe familjare te te ndaluarve.

Nderkohe edhe gjate dites se sotme protestuesit ne menyre paqesore bllokuan rrugen kryesore ne shenje proteste per lirimin e Kryebashkiakut Frrokaj. Kryetari i Bashkise Lezhe Fran Frrokaj dhe 11 zyrtaret e tjetër te qarkut, kadastres dhe Hipotekes do te dalin te henen para gjakates per rivlersimin e mases se sigurise ndaj tyre.

 

Artikulli paraprakBATICA SJELL DËME DHE MBETURINA NË VELIPOJË
Artikulli tjetërRRITEN SHKARKIMET NË HIDROCENTRALE, KESH JEP TË DHËNAT