Pas arrestimeve në bashkinë Lezhë, të kryetarit e 11 zyrtarëve dhe goditjes së 7 grupeve të trafikantëve që dërgonin klandestinë në Amerikë, Kanada e Europe, Kryeprokurorja Arta Marku zhvilloi një takim me ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Takimi është zhvilluar në fundjavë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe ka zgjatur rreth një orë.

Temë e bisedës mes Kryeprokurores dhe ambasadores ishte ecuria e reformës në drejtësi dhe zbatimi i ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur si procesi i “Vetting”-ut.

Prokuroria shprehet se qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.