Ditën e sotme u vu në pranga kreu i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka, pas një urdhri të Prokurorisë, i cili dyshohet për korrupsion. Për këtë rast pati edhe një reagim nga ana e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ministrja përshëndeti arrestimet, duke thënë se është një fryt i bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë.

“Jo vetëm në rastin e Shkodrës, por në një sërë operacionesh ditët e fundit janë fryt i një bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë”, tha Gjonaj.

Ministrja u shpreh se angazhimi do të vijojë edhe më tej. “Ky angazhim do të vijojë me reagime konkrete, do të goditet kushdo që abuzon me detyrën”, tha Gjonaj.

Artikulli paraprakZJARR MASIV NË LEZHË, FLAKËT RREZIKOJNË DISA BANESA DHE SHKOLLEN
Artikulli tjetërGJYKATA: “ARREST ME BURG “PER ZAMIR LEKEN,”ARREST SHTEPIE”PER FRIDA MIRASHIN