Arrestohen 12 persona pas sulmit terrorist në Londër

Dymbëdhjetë persona janë arrestuar në Britani pas sulmit terrorist në Londër, ku shtatë veta humbën jetën dhe 48 të tjerë u plagosën. Arrestimet janë bërë në Barking, në lindje të Londrës, gjatë bastisjes nga policia në një banesë në pronësi të një prej tre sulmuesve, raporton BBC. Kujtojmë se një furgon i bardhë goditi këmbësorët në urën e Londrës mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:00. Më pas tre persona sulmuan me thikë njerëzit në një lokal pranë Borough Market, por që më pas vranë nga policia. Ky është sulmi i tretë terrorist në Britani të Madhe në tre muaj, pas sulmit me makinë dhe me thikë në Ëestminster në mars, në të cilin pesë persona u vranë dhe sulmi në Mançester para dy javëve, ku mbetën të vrarë 22 persona.