Njëzet persona ranë në prangat e policisë së Danimarkës në një megaoperacion kundër terrorizmit.

Autoritetet shprehen se ata kishin informacion mbi përgatitjen e disa sulmeve terroriste në të gjithë vendin dhe kanë bërë kontrolle nëpër banesat e të dyshuarve ku kanë gjetur eksplozivë dhe armë zjarri.

Policia e Kopenhagenit po vijon për hetimet mbi të arrestuarit.
Danimarka nuk është përballur me sulme terroriste që prej vitit 2015-ën ky dy persona mbetën të vrarë ndërsa 6 policë mbetën të plagosur.

Një person qëlloi me armë zjarri jashtë një qëndre kulturore ndërkohë që policia bëri të mundur neutralizimin e tij duke e qëlluar, e si pasojë mbeti i vrarë.

Këtë vit qeveria daneze ka rritur numrin e patrullimeve në kufi me Suedinë që pas sulmit me bombë në Agjencinë e Taksave në Kopenhagen.

Artikulli paraprakPLAGOSET 34 VJEÇARI, GODITET ME SENDE TË FORTA
Artikulli tjetërEKSPOZITË PËR 6 MIJË TË ZHDUKURIT NGA KOMUNIZMI, MANJA: TË HAPEN DOSJET