Policia e Vlorës ka arrestuar tre hajdutë të specializuar në vjedhjen e dyqaneve. Dy janë adoleshentë, njeri minoren: I.T., 16 vjeç, banues në Vlorë; R.L., 14 vjeç, banues në Vlorë dhe minoreni K.B, që do të procedohet në liri.

Sipas Policisë, këta shtetas më datë 23.06.2018, në lagjen ”28 Nëntori”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur dyqanin e shtetasit V.M., ku kanë marrë një shumë lekësh.

Po ashtu gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e të tjera vjedhjeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë edhe të vjedhjeve të mëposhtme:

Më datë 08.05.2018, në lagjen ”24 Maji”, kanë vjedhur lokalin e shtetasit V.F.
Më datë 18.04.2017, në lagjen ”Pavarësia”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.D.
Më datë 19.06.2018, në lagjen ”Pavarësia 3”, kanë vjedhur dyqanin e shtetases F.F.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë autorët kryerës të veprave penale, me qëllimkrijimin e një ambjenti sa më të sigurtë për të gjithë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm, për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakAPELI KONFIRMON: BURG PËRJETË PËR DENIS SHTRAZËN
Artikulli tjetërDHUNOI GRUAN, PRANGOSET I RIU