Policia e Elbasanit bën të ditur se ka shpartalluar një grup hajdutësh që kryenin vjedhje në këtë qytet. Sipas bluve te Elbasanit janë arrestuar tre persona.

Në njoftimin e policisë thuhte se: Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore një sërë vjedhjesh të ndodhura në Elbasan. Dhe janë arrestohen tre shtetas për “Vjedhje” dhe “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Sipas njoftimit të policisë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
Oltion Beshiri, 36 vjeç, banues në Elbasan.

Ndalimi i tij, u bë pasi më datë 26.03.2018 në Lagjen “Dyli Haxhire” ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit Ll.G.Gjatë hetimeve është bërë dokumentimi dhe zbulimi i tre ngjarjeve të tjera, ku shtetasi i lartpërmendur dyshohet të jetë autor i këtyre vjedhjeve dhe konkretisht:

Më datë 13.03.2018 gjatë natës, në Lagjen “11 Nëntori” Elbasan , dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetases A.H.Më datë 17.03.2018, gjatë natës, në Lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje magazinën e shtetasit L.Z.

Më datë 23.03.2018 gjatë natës, në Lagjen “Syrja Dylgjeri” Elbasan, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje lokalin “Bar Kafe” të shtetasit A.H.Gjithashtu, po nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan,

u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:Irini K, 62 vjeçe, banuese në Korçë;Marjus Hoxhalli, 30 vjeç banues në Korçë.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në Lagjen “5 Maji”, në bashkëpunim me njëri – tjetrin janë kapur duke vjedhur në një supermarket në pronësi të shtetasit S.D., banues në Elbasan.

Sendet e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë që dosja është depozituar në prokurorinë e rrethit për veprime të mëtejshme