Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, ndërsa 5 janë peoceduar në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.Të arrestuarit janë: L. T., 35 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas ka kaluar me semafor të kuq në drejtim të rrugës së Elbasanit dhe nuk i është bindur urdhrit të punojësit të policisë për ndaluar, por ka vazhduar me shpejtësi duke dëmtuar dhe një mjet. Pasi është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Qamil Gurnjaku”, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë”, – njofton policia.

Gjithashtu në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë kryer në bashkëpunim” janë proceduar shtetasit E. Ll., V. T., dhe E. D., të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policies, për prangosjen e shtetasit L. T.

Për veprën penale “Dhuna në familje” është arrestuar shtetasi: A. K., 42 vjeç, banues në Tiranë.“Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses”- informon policia.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, i shtetasit:
A. Sh., 25 vjeç, banues në Tiranë.

“Në rrugën “Asim Vokshi” ky shtetas i ka shitur një të mituri një dozë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 50 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis”, informon policia.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë dhe dy shtetas të tjerë për “Moskallzim krimi”.
Materialet proceduarale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Artikulli paraprakSHKARKOHET DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AKU
Artikulli tjetërVRITET ME ARMË ZJARRI 34 VJEÇARI