Një bandë shqiptare plaçkitësish e specializuar për vjedhjen e banesa edhe në praninë e pronarëve u arrestua nga policia italiane në Cittadella. Në javët e fundit ishin kryer gjashtë grabitje në krahinat e Venecias, Vicenza, Rimini dhe Forlì.

Prokurori Benedetto Roberti urdhëroi arrestimin e pesë personave: Bajram Kabili, Can Hasani, Alfred Vathaj, Manjola Prela, ndërsa një i pestë arriti të shpëtojë dhe është ende në kërkim.

Tre të parat janë arrestuar në Cittadella, ndërsa e katërta në Cesenatico. Hetimet ndaj bandës nisën në muajin shkurt, kur tre prej të arrestuarve bastisën disa banesa në Cittadellese dhe Bassanese.

Anëtarët e bandës zhvendoseshin vazhdimisht si në vendpushime në Veneto dhe Emilia Romagna për të vazhduar sulmet e tyre.

Ata ngriheshin në mëngjes ku identifikonin banesat që duhet të vidheshin.

Më pas e kalonin shumicën e ditës në vendpushime në plazh të menaxhuara nga bashkatdhetar, duke pritur kështu mbrëmjen për të kryer sulmin.

Ata kanë përdorur mjete të ndryshme të transportit dhe mjete të vështira komunikimi, çka vështirësonte identifikimin e tyre.

Grabitësit e fundit kanë pasur kontakte me një grup “hajdutësh akrobatë” po shqiptarë të arrestuar nga policia dimrin e vitit të shkuar.

Can Hasani, konsiderohet si “truri” i grupit dhe organizatori i vjedhjes, katalizator te të gjithë bashkatdhetarët e rinj. Ishte ai që bënte ndarjen e të hollave sipas përqindjeve të ndryshme, ndërsa ai merrte “fetën e madhe”, ndërsa për trasnferimin e parave përdoreshin rrjete të njohura transfertash si Wester Union.

Policia gjeti mjete të ndryshme të vjedhura, sende të çmuara, si bizhuteri, ar, telefona celularë, valutë të huaj.

Katër të arrestuarit tani janë dërguar në burgjet e Padovës dhe Forlìt.