Pesë ditë pas grabitjes së kambistit në lagjen “Bashkimi” në qytetin bregdetar, ku dy persona i morën një çantë me mbi 8 mijë euro,

policia ka zbardhur ngjarjes duke arrestuar autorët, ndërsa ka gjetur dhe sekuestruar edhe shumën monetare. Të arrestuarit janë M.Gj. 17 vjeç dhe N.A. 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Dy të arrestuarit në datë 16 shtator i dolën para në rrugë A.L, 34 vjeç, i cili transportonte lekët nga një pikë e këmbimit valutor në pikën tjetër. Autorët i vodhën me forcë dhe dhunë çantën e krahut ku kishte brenda saj eurot.

Sipas policisë, arrestimi i dy të rinjve u bë në lagjen “24 Maji”, të cilët tentuar t’u largoheshin shërbimeve të policisë por u kapen menjëherë në rrugën kryesore të kësaj lagjeje.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar shumica e parave të vjedhura në total 8.150 Euro, çanta në të cilën ndodheshin lekët në momentin e vjedhjes si dhe xhiboksi i veshur në momentin e vjedhjes me dhunë nga njëri prej autorëve.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakPËRPLASI ME MAKINË 6- VJEÇAREN, PRANGA SHOFERIT
Artikulli tjetërTRE PAKO KOKAINË ME VETE, NË PRANGA I RIU