Policia italiane ka vënë në pranga dy kushërinj shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik droge.
Arrestimi i tyre u bë nga karabinierët në Viterbo pasi mbaheshin në vëzhgim prej disa ditësh, pasi shpërndanin kokainë.

Mediat italiane nuk bëjnë publik identitetet e dy shqiptarëve, por ata janë të moshës 20 dhe 36 vjeç.

Shqiptarët u kapën në posedim të një sasie prej 7.4 gram kokainë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Dy shqiptarët përfunduan në paraburgim në Karabinierinë e Viterbos.