Në Ispicë, në zonën e Raguzës, Itali, Guardia Di Finanza ka sekuestruar 188 kg marihuanë dhe arrestoi dy shqiptarë të moshës 28 dhe 26 vjeç.

Një patrullë policie ka ndeshur në një furgon transporti për tregti, ku ka ngjallur dyshim sjellja e shoferit në atë periferi të izoluar. Patrulla vendosi të bënte një kontroll. Automjeti u pa duke hyrë pas portës së një shtëpie private në një zonë periferike dhe pas gjysëm ore doli. Patrulla e ndoqi.

Shoferi i furgonit, C.J. 26 vjeç, ka treguar shenja nervozizmi. Situata u bë e qartë kur patrulla hapi dyert e furgonit dhe prej aty shpërtheu një erë e fortë marihuane dhe pse furgoni dukej bosh.

Kështu që duhej menduar se automjeti ishte shkarkuar në shtëpinë ku kishte hyrë më parë. Atje ndodhej një 28-vjeçar shqiptar dhe 45 qese plastike, që përmbanin 188 kg marihuanë. Të dy u arrestuan për trafik droge.

Pas kontrollit të automjetit, falë qenve antidrogë, u zbulua një fund i dyfishtë në furgon që mbulohej nga një panel i lëvizshëm. Policia e sekuestroi drogën, furgonin dhe paratë që u gjetën 3 mijë euro.

Artikulli paraprakPËRPLASI DISA MAKINA NËN EFEKTIN E ALKOOLIT, GJYKATA LIRON SHEFIN E POLICISË SË PATOSIT
Artikulli tjetërDHUNOI NËNËN E TIJ, ARRESTOHET 28 VJEÇARI