Policia kufitare e Muriqanit ka arrestuar 2 shtetas turq të cilët po tentonin që të kalojnë në dalje të Republikës së Shqipërisë me dokumenta identifikimi të falsifikuara.Sipas njoftimit zyrtare të Drejtorisë Vendore e Policise është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

Malik Ejder , 36 vjeç, banues në Turqi dhe Bayram Çekir, 34 vjeç, banues ne Turqi. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë procesit të rregjistrimit në dalje nga Republika e Shqiperisë në Pikën e Kalimit Kufitar në Muriqan janë paraqitur me kartë identiteti rumune, të cilat dyshohen të jenë të fallsifikuara.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkoder, për veprën penale “Fallsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.