Policia e Fierit ka arrestuar 2 vëllezër nga Saranda, të cilët akuzohen për marrjen peng të një personi një vit më parë. Të arrestuarit janë Lani dhe Olen Boraj, 37 vjeç dhe 31 vjeç, banues në Ksamil.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 24.05.2018 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Vetëgjyqësia” parashikuar nga Nenet 110/2, 278/2 dhe 277 të Kodit Penal”.

Ngjarja për të cilën akuzohen ka ndodhur në korrik të vitit 2017 në fshatin Hekal të Mallakastrës.

Dy vëllezërit në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë marrë forcërisht dhe i kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit S.B, 46 vjeç, banues në Fier.

Artikulli paraprakMETA APEL RAMËS E VELIAJT: DËGJONI ZËRIN E AKTORËVE PËR TEATRIN KOMBËTAR
Artikulli tjetërSË SHPEJTI VENDIMI RADIKAL: SHQIPËRIA DO NDALOJË RREPTËSISHT QESET PLASTIKE