POLICIA KUFITARE I KTHEN PRAPA,  U NDALUAN PRANË HANIT TË HOTIT. Një tjetër grup klandestinësh nga Siria dhe Eritrea është ndaluar mbrëmjen e së shtunës. 26 klandestinët janë ndaluar pranë pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër, teksa tentonin të kalonin drejt Malit të Zi, Bosnjës, Kroacisë, e në drejtim të vendeve të tjera të BE-së. Sipas policisë së Shkodrës bëhet me dije se 21 persona ishin nga Siria, ndërsa 5 shteteas të tjerë nga Eritrea.

Klandestinët, të cilët kishin hyrë në vendin tone nga Greqia në Gjirokastër, janë pikasur nga një pikë e fshehtë kontrolli në Han të Hotit, rreth 2000 metra larg, në sajë të mjeteve optike. Gjatë ditëve të fundit, në vendin tone janë ndaluar edhe grupe të tjera klandestinësh, të cilët hyjnë nga Greqia, me synim për të kaluar më pas drejt vendeve fqinje.

 

[iframe width=”300″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/dx-zMqFEsfA?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]