Nga shërbimet e Komisariatit Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : -Afrim Hasnisi, 36 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi ka goditur me gur dhe mjete tjera të forta xhamin e pasëm të mjetit tip OPEL MERIVA, me ngjyrë grih, me targë BB408BK, në pronësi të shtetasit sllovak : E.M., 23 vjeç, banues në Banska Bystrica – Rudlova Ruyova 37, me kombësi e shtetësi Sllovake.

Konflikti ka filluar per motive te rëndomta dhe më pas ka degjeneruar në përplasje fizike mes shtetasit Afrim Hasnisi dhe katër shtetasve sllovak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder, për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Sead Bushati, 34 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka qënë me mjetin Volzvagen Golf, targa AA878FJ, në vënd parkim i gabuar dhe ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur patrullës së Policisë për ndalimin dhe shoqërimin e tij në Komisariat. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kundershtim i forcave te policise” dhe “Mosbindje ndaj punonjesit te policise”, parashikuar nga nenet 236 dhe 242 i Kodit Penal.

Kristjan Gjeka, 21 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është ndaluar nga shërbimet e policisë duke drejtuar motorçikletën tip ”Honda 125 cc”, me ngjyre të bardhë + kuqe, pa targa, dhe i pa pajisur me lejedrejtimi, pikërisht në rrugën ”Lëvizja e Postribës”, në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt ”, parashikuar nga neni 291 Kodit Penal.

Ermal Canaj, 28 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhune fizike ndaj babait të tij shtetasit : M.C., 53 vjeç, banues në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkodër për vepren penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

Mark Kroni, 41 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij shtetases : V.K., 44 vjeçe, banuese në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

Artikulli paraprakASGJESOHEN 2342 RRËNJË BIMË NARKOTIKE
Artikulli tjetërPërsëri rrjedhin pamjet e iPhone 6S dhe 6S Plus