Pronarët e një subjekti VIP në Shkodër janë arrestuar pasi akuzohen për mashtrim me skemën e rimbursimit të TVSh-së.
Arrestimi u krye pas një hetimi 3 mujor ku u konstatua skema per perfitimin e tvsh-se ne forme rimbursimi ne vleren rreth 45 mln leke te reja.

“Subjekti General Impex nepermjet aktivitetit te tije i ka shkaktuar dem ekonomik shtetit ne vleren 250 mln lek nepermjet fshehjes se te arshurave dhe 73 mln leke te reja nepermjet mospagimit te taksave dhe tatimeve.” informoi policia e Shkodrës.

Pas verifikimeve nga Prokuroria dhe Hetimi Tatimor Rajoni Verior, Prokuroria e rrethit gjyqesor Shkoder ka leshuar 2 urdher arreste per pronaret e subjektit, shtetasit me inicialet K.M dhe D.Th si dhe ka marr masen e pezullimit te ushtrimit te detyres per noterin me inicialet Gj.K. dhe mases se detyrimit paraqitje per shtetasin A.B, pronar i nje subjekti te lidhur si pjese e mashtrimit me TVSH-ne.

Sipas prokurorisë keta shtetas kane konsumuar veprat penale ne baze te nenit 180 “Fshehje e te ardhurave”, neni 181 “Mos pagim i taksave dhe tatimeve”, ndersa per noterin “Fallsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPOSTRIBË, NIS NDËRTIMI I SHTËPISË PËR FAMILJEN CEKA
Artikulli tjetërVIKTIMA E DYTË NË PLAZH, TURISTËT E NXORËN NGA DETI, I MOSHUARI VDES NË SPITAL